Pronarja e një lokali në Teksas dhe gjashtë burra të armatosur u arrestuan për shkak se po thyenin rregullat e karantinës në shtetin amerikan.
Sipas mediave amerikane, Gabrielle Ellison, kishte rihapur barin e saj në kundërshtim me rregullat për frenimin e përhapjes së koronavirusit, ndërsa personat e armatosur ishin rreshtuar para lokalit për të siguruar që askush të mos e mbyllte.
Por efektivët e Sherifit të Odesës u detyruan të thërrisnin armatimet e rënda, për të zmbrapsur protestuesit e armatosur, pjesë të organizatës “Open Texas” – “Hapni Teksasin”, që kundërshton mbylljen e bizneseve.
Sipas udhëzimeve të fundit, mbetet ende e paqartë nëse baret do të hapen më 18 maj, një afat i vendosur për fazën e tretë të rihapjes në Teksas. Atje janë konfirmuar më shumë se 33 mijë raste me Covid-19, ndërsa numri i viktimave është raportuar mbi 900.