14 prona në vlerën e mbi 5 milionë eurove, 3 automjete dhe dy llogari bankare iu ka sekuestruar SPAK, 2 trafikantëve shqiptarë të drogës, ndërsa i ka dërguar ata për gjykim. Ata janë Arjan Ndoci i njohur ndryshe si Ardjan Ndoka dhe Julian Deblini i njohur edhe si Julian Gjoka, të cilët janë kapur në Spanjë me 788 kg kokainë dhe 1.25 milionë euro cash.
SPAK përmes një njoftimi bën me dije se janë sekuestruar pasuri të paluajtshme dhe dy depozita në llogari bankare. Arian Ndoci dhe Julian Deblini veç përballjes me drejtësinë në Spanjë tani janë dërguar për gjykim GJKKO, ndërsa ndaj tyre rëndon akuza kryerjen e veprave penale “Fallsifikimi i dokumentave”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”,“Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Arjan Ndocit dhe Julian Deblinit, nga Laçi dhe Lezha, janë arrestuar në muajin prill 2018 në Spanjë, ku vijojnë të jenë ende në burg, me 788 kg kokainë me logon CR7. Ata janë dënuar si anëtarë të një grupi kriminal që vepronte prej vitesh në trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Evropë, ndërsa pastrimin e parave e bënin në Shqipëri përmes investimeve.
Pasuritë e sekuestrura nga SPAK:
Të palujatshme:
• 8 apartamente, me sipërfaqe totale 905 m2;
• 2 njësi shërbimi (lokale), me sipërfaqe totale 280 m2;
• 4 garazhe, me sipërfaqe totale 60 m2;
Të luajtshme:
• 3 automjete;
• 4. 645.700 lek në llogari bankare;
• 7. 435 euro në llogari bankare.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…