FOTO&VIDEO

“Të buzëqeshur e të lumtur” – dalin pamjet e fundit të turistëve shqiptarë para se të largoheshin nga hoteli në Turqi

Aksidenti i orëve të para të ditës së sotme në Bullgari, ku humbën jetën 46 shqiptarë që po ktheheshin nga një shëtitje në Turqi është një ndër ngjarjet më të rënda që ka goditur popullin tonë gjatë viteve të fundit.

Mediat turke kanë publikuar detaje nga vizita e tyre në Stamboll, ku pushuesit shqiptarë sipas tyre patën një agjendë tepër të ngjeshur në dy ditët që qëndruan atje.

“Sabah” i ka kushtuar një raportim të gjatë ngjarjes së rëndë duke marrë edhe dëshmitë e punonjësve të hotelit ku qendruan shqiptarët për dy netë.

Autobusi me shqiptarët hyri në Bullgari nëpërmjet Turqisë në orën 21:00 të mbrëmjes së djeshme duke vijuar rrugën për në Shkup. Aksidenti ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Punonjësit e hotelit ku qëndruan ata shprehen se grupi i shqiptarëve dolën mjaft të gëzuar nga ambientet e tyre në orët e para të paradites së djeshme djëshme pasi konsumuan mëngjesin. Ata shprehen se një natë më parë, shqiptarët kishin qendruar deri vonë duke kërcyer dhe kënduar në ambientet e hotelit.

Mediat turke kanë publikuar edhe pamje nga momentet kur grupi i shqiptarëve hipën në njërin prej autobusëve të kompanisë “Besa Trans”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

2 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago