Krahas drejtorive që janë nën varësi të bashkisë së Vlorës si IMT, Gjelbërimi dhe Pastrimi, A2 CNN mëson se mësohet dorëheqjen e kanë paraqitur edhe drejtuesit e institucioneve rajonale, të cilat nuk janë në varësi të bashkisë së Vlorës si AKU, OSHE, Ujësjellësi etj.
Grupet të cilat janë ndarë do të kontrollojnë performancat e emrave ekzistues dhe gjithashtu profilet e reja. Ata të cilët vlerësohen se kanë performuar më së miri do të qëndrojnë në detyrë të tjerët do të largohen.
Dorëheqjet janë tashmë në zyrën e kryetarit të bashkisë i cili pritet t’i japë formën finale pas analizës dhe indikacioneve që do t’i jepen nga grupet e punës, shkruan A2 CNN.
Prej emrave që kanë dhënë dorëheqjen mund të qëndrojnë në detyrë më pas disa, por ultimatumi ka qënë i qartë ose të japin dorëheqken ose do të shkarkohen.
Madje për të gjithë ata që refuzonin të jepnin dorëheqjen do të kishte largim nga partia dhe funksionet partiake. Kjo ka bërë që prej pasdites së djeshme të gjithë të shkojnë me radhë për të firmosur dorëheqjen e tyre.
Deri më tani mesa duket kanë shpëtuar nënkryetaret e bashkisë për të cilat në informacionet e deritanishme nuk ka një kërkim dorëheqje, por nuk përjashtohet mundësia që ato të shkarkohen apo zëvendësohen.
Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…