Një pushues në Golem është përballur sot me një situatë shumë të pakëndshme dhe të rrezikshme.
Gjersa ai ishte ulur në një karrige të vendosur në bregun e detit, një person vije dhe i kërkon në formë agresive të çohet nga aty.
Ai madje e fyen dhe kërcënon pushuesin.
Gjithë këtë moment, ai e ka incizuar me telefon dhe e ka denoncuar në median shqiptare, “Joq Albania”.
Denoncimi i plotë:
Prsh JOQ! Ka dhe me keq, pa shtru peshqirë, n’buze Golemit. Me tha largohu se o zon private, rrezik vitin tjeter do i vejne gardh edhe zones se ujit te Detit. Eshte nje subjekt privat ne zonen e Golemit , prane Porta Kavales, ku k’to dite te fundit ndertoi nje bar ne zonen e reres ku vjet kjo zone ishte zone publike. Faleminderit.