LAJME

Të paktën 32 viktima nga tragjedia në Greqi, Begaj: Shqipëria në krah të popullit grek

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka reaguar pas tragjedisë në Greqi ku u përplasën dy trena dhe 34 persona raportohet se kanë humbur jetën.

“I tronditur nga tragjedia e përplasjes së trenit në Greqinë fqinje! Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave, ndërsa të mbijetuarve ju uroj shërim të shpejtë. Unë dhe Shqipëria qëndrojmë përkrah me popullin grek”, thuhet në mesazhin e kreut të shtetit shqiptar.

Një tragjedi ka ndodhur në Larisa të Greqisë ku pas përplasjes së dy trenave kanë mbetur të vdekur 36 persona dhe janë plagosur 66 të tjerë.

Mes të plagosurve ka pasur edhe fëmijë të moshave 6-7 vjeç. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat greke, aksidenti hekurudhor ka ndodhur në hyrje të luginës së Tempes, ku një tren pasagjerësh që udhëtonte midis Athinës dhe Selanikut me 350 pasagjerë në bord u përplas me një tren mallrash pranë qytetit të Larisës.

Mësohet se përplasja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

6 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

11 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago