Tre të dyshuarit për sulmin fizik ndaj gazetarit dhe opinionistit kosovar Valon Syla, Lum Dervishi, Kenan Hasani dhe Okan Hasani, kanë arritur në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Ndaj tyre, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre për veprën penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’’.
Ndryshe, gazetari Syla u sulmua mbrëmjen e së martës nga tre të dyshuarit dhe si shkak dyshohet të jenë komentet e tij me tone humori kundrejt fesë islame.
Si pasojë, ai ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.