Të shtëna në universitetin e Pragës, raportohet për të vdekur dhe të plagosur, vritet dhe autori

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të enjte Pragën, pasi raportohet për të shtëna me armë zjarri në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Karlit.

Mediat e huaja raportojnë se për pasojë dyshohet se kadisa të vdekur dhe disa të plagosur. Policia ka thënë se e ka vrarë autorin dhe e gjithë ndërtesa është duke u evakuuar.

Policia u ka kërkuar banorëve të Pragës që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre ndërsa autoritetet kanë mbyllur gjithë sheshin Jan Palah ku është ndërtesa e fakultetit, dhe zonën përreth.

“Bazuar në informacionet fillestare, ne mund të konfirmojmë se ka njerëz të vdekur dhe të plagosur në vend,” tha policia në platformën e mediave sociale X.

Universiteti i Karlit ësh