Temperaturat në Shqipëri do të shkojnë deri 39 gradë

Në Shqipëri moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira, të cilat do sjellin mot të kthjellët.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, të cilat do të variojnë: në zonat malore, nga 18ºC në 34ºC, në zonat e ulëta nga 24ºC në 38ºC dhe në zonat bregdetare nga 26°C në 39ºC.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.