Tension dhe përplasje e fortë me policinë, çfarë ndodhi sot te “5 Maji”

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit nisi sot një tjetër aksion në lagjen “5 Maj” në Tiranë. IKMT ka hasur herët në mëngjes rezistencën e banorëve.

Ata kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre, ndërsa janë përplasur me forcat e policisë, të cilat ishin të shumta. Aksioni u shoqërua me britma dhe të qara.

Në një moment banorët janë filmuar teksa qëllojnë me gurë ndaj fadromave të IKMT. Sakaq, pavarësisht rezistencës së banorëve, fadromat e IKMT-së, kanë ndërhyrë dhe vijojnë me shembjet e banesave. Për të shpërndarë protestuesit, policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe shoqëruar disa banorë.