Tension në Mal të Zi/ Abazoviç përplaset me turmën e serbëve që e fyen si “shqiptar”

Zv.kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është përplasur me një turmë protestuesish të mbledhur kundër tij pas kërkesës që ai ka bërë për rrëzimin e qeverisë së Zdravko Krivokapiç.

https://www.youtube.com/watch?v=N0Md2a7mOcY

Abazoviç doli të përballej me ta, por njëri prej të pranishmëve ka përmendur faktin se ai është shqiptar.
“Jemi në vendin tonë. Shqiptarët nuk do të na komandojnë ne çfarë të bëjmë,”– tha njëri prej tyre.

“Vijesti” shkruan se qytetarët e mbledhur me rastin e formimit të mundshëm të qeverisë minorance u shpërndanë në mënyrë paqësore pasi kanë marshuar para godinës së Qeverisë duke brohoritur “Dil fëmijë” dhe “I mori lekët Dritani”.

Abazoviç mbështeti një mocion mosbesimi që pritet të shyrtohet në Kuvend ndaj qeverisë ku ai bën pjesë. Kjo bëri që kryeministri Krivokapiç ta shkarkojë nga detura. Është edne e paqartë se cila është mënyra si do zgjidhet kriza në qeverinë malazeze.