Një incident midis një avioni luftarak rus dhe një droni amerikan është shënuar në territorin e Sirisë.
Sipas raportimeve, avioni rus i është afruar me tepër seç duhet një droni amerikan MQ-9 Reaper, teksa po fluturonin mbi Siri të dielën dhe e ka dëmtuar atë me flakën e motorit.
Incidenti në ajër është konfirmuar nga ushtria amerikane, që njofton se është dëmtuar helika e dronit.
“Droni ishte në një mision kundër terrorizmit kundër grupit të Shtetit Islamik kur flakët e lëshuara nga avioni rus e goditën, duke dëmtuar rëndë helikën”, tha komandanti qendror i Forcave Ajrore, gjeneral-lejtant Alex Grynkewich.
“Më 23 korrik 2023 në orën 12:23 të mëngjesit (EST) aeroplani luftarak rus fluturoi rrezikshëm pranë një droni MQ-9 të SHBA-ve në një mision kundër ISIS, duke ngacmuar MQ-9 dhe flakët prekën atë pasi në jaër u ndanë me vetëm disa metra largësi”, shpjegoi Grynke.
Amerikanët i ka thirrje forcave ruse në Siri që t’i japin fund të menjëhershëm kësaj sjelljeje të pamatur, të paprovokuar dhe joprofesionale, ndërsa rasti i denoncuar nga SHBA është vetëm i fundit i një serie veprimesh të rrezikshme dhe provokuese nga ushtria ruse.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…