Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti sot kanë pasur një diskutim në Kuvendin e Kosovës.
Nga ajo që ka kapur kamera e KosovaPress-it, Osmani dhe Kurti janë parë si të tensionuar gjatë këtij diskutimi.
Madje edhe gjuha e tyre trupore duket sikur e konfirmon se mes tyre mund të ketë pasur tension ose mospajtim për ndonjë çështje të caktuar.
Gjithçka ndodhi në takimin Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut.
E pyetur për këtë pas përfundimit të takimit të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, Osmani tha se diskutimi ka qenë për zgjedhjet e përgjithshme.
“Për ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe çështjen e përqindjes së grave në lista. Kështu që është përpjekje e vazhdueshme”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…