Qytetarë të shumtë serbë kanë protestuar para objektit të policisë në veri të Mitrovicës, kundër arrestimit të liderit të ‘Demokracisë Serbe’, Aleksandër Arsenijeviç e cila ka ndodhur të mërkurën pasdite.
Ata kërkuan lirimin e menjëhershëm të Arsenijeviçit, ndërsa mbanin në duar pankarta në gjuhën serbe dhe angleze me përmbajtje “EULEX cili rregull është kjo”, “A është BE e shqetësuar”, “Veç le të shkoj me radhë”, pankartë kjo me fotografi të kryeministrit Kurti, shkruan A2.
Nënkryetari i ‘Demokracisë Serbe’, Stefan Veljkoviç, tha për mediat në Kosovë se sot qytetarët po protestojnë kundër represionit që po bëhet ndaj serbëve nga ana e kryeministrit Albin Kurti, raporton A2.
Protestuesit, në mesin e të cilëve edhe zyrtarë të “Listës Serbe”, pas rreth një orë qëndrimi para objektit të policisë, janë nisur në këmbë në drejtim të urës kryesore të Ibrit.
Kur u afruan pranë një lokali në veri, i cili ishte i mbushur me shqiptarë, filluan thirrjet ‘Serbia, Serbia’, duke provokuar shqiptarët ndërsa disa prej tyre afroheshin afër duke ju fishkëllyer para fytyrave.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…