Në Beograd po mbahen sonte protesta studentore me moton “Shihemi në Vidovdan”, ndërsa sipas vlerësimeve të organizatorëve, në Sheshin Slavija dhe rrugët përreth janë mbledhur qindra mijëra qytetarë.
Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme (MUP) e Serbisë raporton për një numër shumë më të vogël pjesëmarrësish – rreth 36.000 qytetarë.
Afati i ultimatumit që studentët i kishin dhënë qeverisë për përmbushjen e dy kërkesave skadoi në orën 21:00, dhe tani situata mbetet e pasigurt për zhvillimet në orët në vijim. Studentët deklaruan më herët se organizimi i tyre përfundon në orën 21:00 dhe se nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e qytetarëve pas kësaj ore.
Sipas raportimeve të portalit Nova.rs, është vendosur një kordon policor në kryqëzimin midis Bulevardit të Mbretit Aleksandër dhe rrugës Knez Miloš, pranë Kuvendit të Serbisë, ndërsa atmosfera në qytet është tensionuar ndjeshëm.
Që nga ora 18:00, shumë folës kanë mbajtur fjalime nga skena, me mesazhe për ndryshim, përfundim të errësirës dhe fillim të një të ardhmeje më të ndritur.
Rreth orës 21:30, organizatorët i bënë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në protestë, duke theksuar se ultimatumi ndaj pushtetit vazhdon të jetë në fuqi dhe kërkesat nuk janë përmbushur.
Ndërkohë, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe mediat afër tij kanë pohuar gjatë ditës se studentët e përfshirë në bllokadë po përgatitin dhunë dhe grusht shteti.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…