KRYESORE

Tensionohen marrëdhëniet SHBA-Rusi, Biden kërcënon Putin: Po prekët demokracitë e tjera, do të keni punë më ne

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka ‘kërcënuar’ liderin rus Vladimir Putin në lidhje me agresionin rus.

Deklarata vjen vetëm pak përpara takimit të tyre të parë në Gjenevë javën e ardhshme, Joe Biden i lëshoi një paralajmërim homologut të rij rus, Vladimir Putin duke treguar kështu se përballja me kreun e Kremlinit nuk do të jetë e butë dhe e përzemërt.

“Ne nuk kërkojmë konflikt me Rusinë. Ne duam një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme me të. Por unë kam qenë i qartë: Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen në mënyrë të fortë dhe të kuptimtë kur qeveria ruse të angazhohet në aktivitete dëmtuese.

Ne e kemi dëshmuar me fakte një gjë të tillë. Do t`ia bëjmë të qartë palës tjetër se ka pasoja për dhunimin e sovranitetit të demokracisë në Shtetet e Bashkuara, Europë e gjetkë”, tha Biden.

Samiti i Bidenit dhe Putinit në 16 qershor pritet të jetë i tensionuar, me dy liderët që janë përplasur tashmë në distancë për çështje të ndryshme duke nisur nga ndërhyrja e supozuar ruse në zgjedhjet amerikane, siguria kibernatike, Ukraina e sanksionet amerikane.

Biden qëllimisht e la këtë takim për në fund të samitit të G7-tës dhe takimeve me krerët e NATO-s dhe të BE-së. Biden kërkoi kësisoj të tregonte se prioritet kanë partnerët demokratikë.

Gjatë gjithë udhëtimit të tij, presidenti amerikan shpreson të paraqesë një pikëpamje të ndryshme nga ajo e paraardhësit Donald Trump, i cili shpesh pretendonte se aleatët e NATO-s përgjithësisht nuk po kontribuojnë pjesën e tyre të drejtë për të mbështetur aleancën ushtarake perëndimore të krijuar shtatë dekada më parë.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Biden do të “afirmojë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për NATO-n, sigurinë transatlantike dhe mbrojtjen kolektive”.

Gjatë një ndalese të ngarkuar tetë ditore në Europë, Biden takohet veç kryeministrit britanik Boris Johnson edhe me mbretëreshën Elisabeth në Kështjellën Windsor, do t`i bashkohet për të parën herë si presidentit samitit të NATO-s, ndërsa do të takohet në kryeqytetin belg edhe me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, një aleat që ka zemëruar Uashingtonin nga qëndrimi i tij i vetëm pro blerjes së një sistemi të mbrojtjes ajrore të prodhuar nga Rusia që është i papajtueshëm me atë të NATO-s.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago