BREAKING NEWS

Tensionohet situata! Zien Egjeu, Turqia nis “Çesme-n” përmes ishujve grekë

Situata mes Greqisë dhe Turqisë vazhdon të jetë shumë e tensionuar. Raportohet se marina turke ka njoftuar të gjithë përdoruesit e linjave detare në ishujt grekë për dërgimin e një anijeje ushtarake me qëllim kryerjen e kërkimeve sizmike në zonë.

Bëhet fjalë për anijen ushtarake “TSG Çesme”, e cila do të operojë në një zonë të gjerë në zemër të ishujve grekë gjatë ditëve në vijim. Përmes shpërndarjes së një NAVTEX-i, Turqia paralajmëron anijet e tjera që të bëjnë kujdes kur kalojnë në zonë pasi edhe turqit ndodhen aty. Anija do të pozicionohet mes ishujve Lesvos-Skyros-Ai Strati.

Grekët e kanë konsideruar një provokim të rendë veprimin e turqve, pak ditë pas misionit të anijes tjetër turke “Yunus” mes ishujve në fjalë.

Turqia ka kërkuar nga Greqia demilitarizimin e ishujve përballë tokës turke, ashtu siç parashikonte marrëveshja e Lozanës, që njohu edhe sovranitetin e Greqisë mbi to, thekson Ankarajara zyrtare. Dy ditë më parë, grekët u ankuan në OKB për veprimet e turqve në Egje, ndërkohë që tensioni është i lartë mes dy shteteve.

Më herët, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu theksoi se ata nuk po bënin “blofin” me kërkesat e tyre ndaj Greqisë. Pak kohë më parë, ish-ambasadori amerikan në Athinë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

SPAK sekuestron edhe hotelin e famshëm me 5 yje në Jalë

Ky që shihni në foto është hoteli Zig Zag në Jalë, që është sekuestruar sot…

50 minuta ago
  • POLITIKE

Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Vanity Fair’ me gazetaren…

20 orë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Ish-pjesëtari i ISIS-it dënohet për spiunazh në favor të Serbisë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar ish-pjesëtarin e ISIS-it, Hysri Selimi, me gjashtë vjet…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Çmimet e naftës ranë në Azi të hënën pasi Pakistani, i cili ka ndërmjetësuar përfundimin…

2 ditë ago