Një person ka tentuar të futet me flamurin me mbishkrime nacionaliste në monumentin Memorial të Gazimestanit, për festën e serbëve, Vidovdanin.
Ka qenë Policia e Kosovës ajo që ka shtuar kontrollet ditën e sotme, teksa me pas konstatuan edhe flamurin.
Uniformat blu kanë shtuar kontrollet tek qytetarët që do ndjekin ceremoninë, për të mos lejuar veshjet ose sendet me simbole nacionaliste.
Poshtë rrugës po ashtu, nga njësite tjera të Policisë së Kosovë, janë duke u kontrolluar edhe makinat.