LAJME

Tentoi të përplaste policët me makinë, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë që lëvizte i maskuar

Forcat Shqiponja kanë arrestuar rreth orës orës 01:50 një 40-vjeçar që lëvizte me automjetin e tij pa targa në Vlorë. Ai nuk iu bind urdhrit të patrullës Shqiponja për të ndaluar, por u largua me shpejtësi në brendësi të lagjes “Isa Boletini”.  Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se gjatë ndjekjes 40-vjeçari me iniciale H.H ka ka rrezikuar jetën e efektivëve të policisë duke tentuar t’i përplasë me automjet.

Shërbimet e Shqiponjave dhe të Rendit janë vënë në ndjekje të personit i cili ishte i maskuar, duke bërë të mundur ndalimin e tij.  Në momentin e prangosjes ky shtetas tha se ishte konfliktuar në një lokal në qytetin e Vlorës  dhe për këtë arsye ishte maskuar dhe kishte hequr targat e mjetit.

Gjatë kontrollit të mjetit tip Porsche ngjyrë blu, u gjet një maskë, 1 mjet prerës thikë dhe targat e automjetit.

Gjate testit të kryer nga qarkullimi rrugor rezultoi se personi kishte konsumuar alkool. Në momentin e ndalimit u konstatua se personi kishte hematoma në fytyrë dhe kërkoi ndihmë mjekësore. Sipas tij ai ishte konfliktuar fizikisht me disa persona në një lokal në qytet.

Më pas u shoqërua për ndihmë ne spitalin rajonal Vlorë ku dhe u shtrua për analiza të metejshme dhe ruhet nga patrulla e rendit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

14 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

19 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago