Tentojnë ta shembin pas dëmtimeve nga tërmeti, minarja e Xhamisë bie mbi një shtëpi 3-katëshe

Minarja e Xhamisë “Aksa”, e cila u dëmtua nga tërmeti në lagjen “Yüreğir” të Adanas, ra mbi një shtëpi 3-katëshe, ndërsa pjesa tjetër e godinës u shkatërrua tërësisht, pas përpjekjeve të ekspertëve për ta shembur, duke qenë se kishte pësuar dëmtime të shumta nga lëkundjet e tërmeteve.

Si pasojë e “ngecjes” së minares në shtëpinë përbri, pësoi dëmtime ballkoni i saj, ndërsa qytetarët e kanë filmuar skenën me anë të celularit.

Duke qenë se përbënte një rrezik për sigurinë, ekipet e ekspertëve vendosën prishjen e minares në mënyrë të kontrolluar. Por, minarja e xhamisë ka rënë mbi objektin 3-katësh.