LAJME

Tërbimi i motit: ja ç’kaloi Italia 24 orët e fundit

E ndërsa në Greqi autoritetet rekomandojnë që qytetarët të shmangin daljen nga shtëpia për t’u mbrojtur nga dielli i nxehtë, në Italinë fqinje (në veri) po ndodh krejt e kundërta: stuhitë, breshwri i fortë, rrufetë dhe tornadot kanë shkaktuar probleme të rënda në rrugë dhe disa lëndime në qytetarë.

Stuhi të reja dhe breshër të fortë goditën zonën më të gjerë të Milanos mbrëmjen e djeshme. Siç ndodhi në rajonin e Venetos, breshëri i kaloi dhjetë centimetra në diametër, duke kujtuar topat e tenisit.

Në të njëjtën kohë, në rajonin e Chernuskos, një tornado shkaktoi dëme në çatitë e shtëpive, me trungje pemësh dhe degë të rëna. Shumë garazhe dhe nënkalime u përmbytwn nga reshjet e shiut.

Në zonën e Vareses, rrufeja godet çatinë e një shtëpie dhe merr flakë, duke kërkuar ndërhyrjen e Zjarrfikëses për shuarjen e saj.

Në Treviglio, në rajonin e Bergamos, një makinë me katër persona (përfshirë dy fëmijë 11 dhe 12 vjeç) u shtyp nga një pemë e shkulur nga era. Ata u plagosën në pjesë të ndryshme të trupit, shpinë, gjoks dhe kyçin e këmbës – të gjithë u dërguan në spitalin lokal.

Në të njëjtën kohë, dëme të rënda u raportuan edhe në provincën e Breshias, ku dy punëtorë 56-vjeçarë u plagosën pasi u thyen xhamat nga stuhia. Dritaret kanë rënë nga një lartësi prej rreth gjashtë metrash: njëri ka mbetur i plagosur në gjymtyrë, ndërsa tjetri në kokë dhe krah. Të dy u dërguan në Spitalin Provincial të Breshias.

Rajoni i Lombardisë do t’i kërkojë qeverisë Meloni të shpallë një gjendje fatkeqësie natyrore, ku nga breshëri kanë mbetur të lënduar të paktën shtatë banorë.

Shërbimi Zjarrfikës ka kryer mbi 110 operacione në të gjithë rajonin, me vëmendje të veçantë në Brianza ku ka nënkalime të përmbytura, çati të zbuluara dhe disa pemë të rrëzuara.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

3 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

8 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

22 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

23 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago