LAJME

Tërhiqet Greqia, Shqipëria merr letrën e presidencës spanjolle për anëtarësimin në BE

Greqia duket se është tërhequr nga kushti i vendosur për Shqipërinë sa i takon rrugëtimit në Bashkimin Evropian dhe lidhjen me çështjen e arrestimit të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri.

Kështu në Shqipëri ka mbërritur letra e Presidencës spanjolle, ku theksohet se së shpjeti nisin bisedimet për anëtarësim e vendit në union.

Letra është miratuar nga këshilli i përfaqësuesve të përhershëm në Bashkimit Evropian, pas negociatave diplomatike të Gjermanisë dhe presidencës spanjolle të BE-së për të bindur Greqinë që mos bëhej pengesë.

Kështu, Këshilli Evropian pritet të vendosë në mes të dhjetorit për çeljen e kapitujve të parë të bisedimeve.

Rikujtojmë se Greqia ka theksuar kohët e fundit se do të bllokonte procesin për shkak të pakënaqësisë me të cilën po trajtohej çështja e Belerit.

Por, mesa duket Athina është tërhequr duke e cilësuar dhënien e letrës si procedurë dhe se do trajtonte Belerin si kusht në vazhdim.

Vetë kancelari gjerman, Olaf Scholz, u shpreh të martën e 14 nëntorit në Berlin kundër bilateralizimit të procesit të zgjerimit të BE.

Scholz theksoi se në të gjitha mosmarrëveshjet midis vendeve të rajonit, Berlini është “në anën e procesit të anëtarësimit në BE, sepse dëshiron që kandidatët për anëtarësim ta arrijnë atë sa më shpejt”.

Ndërkaq, Shqipëria ka përmbyllur me sukses të gjithë ekzaminimin analitik të përafrimit të ligjeve me Bashkimin Evropian, një proces i njohur me termin aquis, duke i lënë kështu vend si hap i radhës i integrimit, hapjen më në fund të kapitullit të parë negociues me BE-në.

I gjithë procesi ka zgjatur rreth 14 muaj dhe ka përfshirë mbi 1 mijë ekspertë nga Shqipëria dhe po aq nga Komisioni Evropian, siç saktëson një njoftim i ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Përmbyllja me sukses e kësaj faze fillestare e sjell kështu edhe një hap më tej përpara vendin, për ta përgatitur në procesin e vijueshëm të integrimit.

Hapi tjetër është hapja e grupit të parë për çështjet themelore. Një nxitje për angazhim intensiv, me synimin për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Më 17 nëntor, Shqipëria ka arritur të përmbyllë me sukses edhe shqyrtimin e klasterit të gjashtë të negociatave me Bashkimin Evropian, duke iu afruar kështu një hap më tej hapjes së kapitullit të parë negociues.

Thelbi në këtë kapitull është ai i zhvillimit të marrëdhënieve të jashtme, ku siç shpjegohet nga zyra e BE-së, Shqipëria e ka përmbyllur procesin “screening” për këtë klaster me shqyrtimin e politikave komerciale, politikave të zhvillimit dhe ndihmën humanitare.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

20 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago