Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Turqi duke shkaktuar qindra viktima dhe të plagosur, si dhe dëme kolosale materiale.
Lëkundja kryesore ndodhi rreth orës di 02:16, ndërkohë që epiqendra ka qenë në provincën juglindore të Gaziantep, në kufi me Sirinë.
Deri në këto momente raportohet për mbi 316 viktima dhe mijëra të lënduar, ndërkohë që dëmet janë të pallogaritshme.
Lëkundja kryesore është pasuar nga 50 tërmete të tjerë, më i madhi prej të cilëve me magnitudë 6.7 Rihter.
Sipas raportimeve, lëkundjet janë ndjerë në 10 provinca juglindore të Turqisë, ndërkohë që viktima ka dhe në territorin sirian.
Autoritetet lokale turke kanë raportuar për shembjen e dhjetëra ndërtesave, në Gaziantep ashtu edhe në qendrat e afërta të Dijarbakirit dhe Malatyas. Dyshohet se disa persona janë bllokuar nën rrënoja. Është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe janë mobilizuar të gjitha shërbimet e shpëtimit.
Menjëherë për këtë ngjarje reagoi dhe presidenti Erdogan i cili iu premtoi qytetarëve se do ta kapërcejë së bashku me ta këtë fatkeqësi, duke ofruar ndihmë për këdo person që është prekur nga tërmeti.
“Shpresojmë ta kapërcejmë këtë fatkeqësi së bashku, sa më shpejt të jetë e mundur dhe me sasinë më të vogël të dëmeve. Ekipet e kërkim-shpëtimit u dërguan menjëherë në zonat e prekura nga tërmeti dhe njësitë e tjera janë në gatishmëri”, shkruan Erdogan në rrjetet sociale.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…