FOTO&VIDEO

Tërmeti, historitë drithëruese që tronditën shqiptarët

Do të duhen kohë që të mbyllen sadopak plagët që la pas tërmeti 6.3 ballë i shkallës Rihter që goditi Shqipërinë, sidomos për të afërmit e atyre që humbën jetën në një ndër tragjeditë më të rënda të kombit tonë.

Por edhe historitë tragjike dhe të dhimbshme të tyre vështirë se do të harrohen lehtë nga gjithë shqiptarët, që i përjetuan ato gjatë këtyre ditëve të vështira.

Në orët e fundit të kërkim-shpëtimit, një nënë doli e nga gërmadhat e përqafuar me tre fëmijët e saj, njëri 6-vjeç dhe dy të tjerët binjakë, dy-vjeçarë, të katër të përqafuar, por fatkeqësisht të pajetë.

Një tragjedi e madhe ishte edhe ajo e familjes Lala në Durrës, ku vilën që u shemb në Kënetë, u gjeten tete persona të vdekur dhe u shpëtua vetëm një 17-vjeçar.

Forcat e kërkim-shpëtimit pas shumë orësh kërkime mundën të nxirrnin trupin e fundit nga rrënojat të Ilirit, i cili ishte person me aftësi të kufizuara.

Por edhe një familje e tërë u shua nën rrënojat e banesës së tyre në Durrës, pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të së martës.

Babai Eduard Reçi, 54 vjeç, nëna Dolora Reçi, 49 vjeç, vajza Kristi Reçi, 25 vjeç, dhe djali Klaus Reçi, 21 vjeç, u shuan nën rrënojat që la pas tërmeti.

Për vajzën, Kristi Reçi, studente e shkëlqyer e Mjekësisë, edhe mediat e huaja konfirmuan se ishte e fejuara e djalit të madh të Kryeministrit Edi Rama, Gregorit, ndërsa ky i fundit pranoi se mes viktimave ndodhej edhe një e afërme e tij bashkë me familjen.

Një tjetër familje, që u prek më rëndë nga tërmeti ishte familja Cara.

Albert Cara, 54-vjeç,i cili doli i plagosur dhe u nis sot për një mjekim më të specializuar në Itali, humbi gruan, vajzën dy djemtë, dhe të fejuarën e djalit, më konkretisht: Hasan Albert Cara, Almir Albert Cara, Fatmira Qazim Cara (bashkëshortja e Albertit) , Erisa Steneci (e fejuara e Almirit), Stela Anthi Cara dhe Sadajana Hysa Cara.

Në një histori tjetër të dhimbshme, Diena ndërroi jetë në spital pasi mësoi se vajza e saj 6-vjeçare kishte ndërruar jetë, ndërsa edhe e ëma e saj, ku ajo jetonte, humbi po ashtu jetën nga kjo tragjedi, shkruan noa.

Prekëse ishte edhe historia e një 15-vjeçareje, Drita Çakoni, të cilën daja i saj e kërkonte me pasaportë në dorë për dy ditë, derisa mësoi fatin e saj tragjik. Trupi i saj ishte gjetur dhe ishte dërguar në morgun e Lezhës.

Në Thumanë një fëmijë arriti të shpëtojë falë gjyshes së tij, e cila e kishte mbajtur nën vete, gjatë operacionit të shpëtimit është dëgjuar fëmija duke qarë dhe që kërkonte gjyshen e tij, por fatkeqësisht ajo nuk ia ka dalë.

Ndërkohë një djalë tjetër i ri, Klement Çupi pati komunikim të vazhdueshëm me trupat e shpëtimit në pallatin e shembur në Thumanë.

Trupat e shpëtimit i vendosën një kokore në kokë dhe nisën punën për ta nxjerrë nga gërmadhat, mirëpo një soletë e godinës e kishte zënë për fund dhe pas 17 orësh nën beton, i riu mbylli sytë, në momentin kur u mendua se ai po shpëtonte.

Fjalët e fundit që ai tha para se të ndërronte jetë ishin: “Me jepni një cigare. Gjysmën e trupit nuk e ndiej fare.”

Klement Çupi kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Anglia ku edhe punonte si taksist. Fotoja e tij është kthyer në simbol, si i riu që i buzëqeshi vdekjes.

Isa Abazi dhe Shemsedi Abazi janë dy vëllezërit kosovarë që ndërruan jetë si pasojë e tërmetit që goditi vendin. Ata humbën jetën në lagjen 13 në zonën e plazhit në Durrës.

Viktimat ishin nga Gjilani, ata ishin punonjës në një hotel në zonë.

Në rrënojat e Kavalishencës në Durrës u gjet edhe polici Bajram Hadërmataj.

Pak momente pas tërmetit, u dha lajmi se një person nga paniku u hodh nga pallati në Kurbin, duke humbur jetën, por me kalimin e orëve tragjedia mori përmasa të mëdha, me rreth 50 jetë të humbura, pas një tërmeti me përmasa të frikshme, në një nga momentet më dramatike të kombit tonë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago