Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas situatës së rëndë të tërmetit. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se është një moment dramatik, por që do të përballojmë së bashku.
“Është një moment dramatik ku sidoqoftë duhet të ruajmë me çdo kusht qetësinë, të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit e ta përballojmë këtë goditje sëbashku. Ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë dhe me miqtë e mëdhenj në krah do ta kalojmë edhe këtë situatë. Kurajo #Durim #Solidaritet”
Ka pasoja në njerëz, ndaj thotë Rama i gjithë shteti është në këmbë.
“Goditja e fuqishme e tërmetit ka krijuar pasoja të rënda dhe fatkeqësisht kemi jetë të humbura. Të gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë qysh në momentet e para pas goditjes. Punohet intensivisht për të shpëtuar çdo jetë të mundshme në disa pika fatale në Durrës e Thumanë”