Tërmeti i shembi shtëpinë, banori në Klos: E kaluam natën në stallën e bagëtive

Nuredini, i zoti i shtëpisë një pjesë e së cilës u shemb për shkak të tërmetit tha se natën e kaluan jashtë dhe në stallën e bagëtive.

Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania ai tha se s’kanë ku të shkojnë pasi kati i dytë dhe një pjesë e katit të parë janë shembur.

Më tej Nuredini i bëri thirrje dhe shtetit që t’i ndihmojë.

“S’kemi ku të shkojmë. Kati i dytë është shkatërruar. Ka mbetur vetëm kuzhina në katin e parë. Edhe shkallët janë dëmtuar. Nuk e di se çfarë do bëhet, shpresoj që të na ndihmojë shteti. Ishte e trishtueshme, menduam se do shembej e gjithë shtëpia, kishte lëkundje herë pas here. Nuk kemi mundësi ku të jetojmë. Kemi qëndruar jashtë dhe pak te stalla e bagëtive deri sa u qetësua situata”- theksoi ai.