POLITIKE

Tërmkolli për Kurtin: I “gjithëdijshmi” që nuk di asgjë ia mbylli dyert Amerikës e ia hapi Serbisë e Rusisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mbrëmë gjatë një intervistë në RTV Dukagjini ka thënë se nuk e di nëse donacioni i testeve nga Serbia është dhënë me mbi shkrim për Kosovën apo për ‘Kosovën e Metohinë”.

Një deklarim i tillë i Kurtit ka nxitur reagime të shumta. Ka reaguar edhe zyrtarja e LDK’së, Melihate Tërmkolli.

Tërmkolli ka akuzuar Kurtin se ia ka mbyllur dyert Amerikës dhe i ka hapur dyert Serbisë e Rusisë. Siç thotë zyrtarja e LDK’së, kjo është edhe politika strategjike e kombëtare e Kurtit.

Ajo tutje ka ngritur pyetje nëse Kurti duke shfrytëzuar pandeminë është duke vënë në zbatim planet ruso-serbe në Kosovë.

“Mbase dikush duhet të dijë ç‘farë po ndodhë në vendin tonë sepse Kryeministri në detyrë, z. Albin Kurti po deklaron se “nuk di” asgjë! Kjo nuk është lojë!”, ka potencuar Termkolli.

Reagimi i plotë:

I “gjithëdijshmi” që “nuk di” asgjë!

Përderisa ia mbylli derën Amerikës, ia ka hapë portat e mëdha Serbisë e Rusisë! Kjo është politika kombëtare strategjike e Albin Kurtit! Pyetja dhe shqetësimi më normal që shtrohet në këtë rast është se: A po vëhen në zbatim Planet Ruse-serbe në Kosovë, me Albinin Kryeministër në detyrë, nën maskën e “ndihmës” për COVID’19 ?! Mbase dikush duhet të dijë ç‘farë po ndodhë në vendin tonë sepse Kryeministri në detyrë, z. Albin Kurti po deklaron se “nuk di” asgjë! Kjo nuk është lojë!


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

6 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

11 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago