Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se ka biseduar në telefon me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për mundësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve për tejkalimin e situatës së krijuar dhe lufitimin e pandemisë COVID-19.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka bërë me dije se ka kërkuar mbështetje medicionale, logjistike dhe teknike për ta luftuar në mënyrë më efektive këtë pandemi dhe për ta mbrojtur më mirë popullin e Kosovës.
“Presidentit Erdogan i kërkova mbështetje medicionale, logjistike dhe teknike për ta luftuar në mënyrë më efektive këtë pandemi dhe për ta mbrojtur më mirë popullin e Kosovës. Presidenti Erdogan u zotua se gjithçka që Turqia ka në dispozicion do të jenë në shërbim edhe të popullit të Kosovës. Gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e Presidentit Erdogan dhe popullit turk”, ka shkruar Thaçi.