Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka takuar homologun francez, Emmanuel Macron, në Pallatin Elise.
Thaçi ka thënë se ia ka konfirmuar Macronit se Kosova është e vullnetshme dhe e gatshme për marrëveshje paqësore me Serbinë, e cila duhet të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara.
“Pritja e presidentit Macron në Pallatin Elise, ku zhvilluam një takim bilateral dhe biseduam për perspektivën euroatlantike, për dialogun me Serbinë, për forcimin e paqes dhe të ardhmen e tërë Ballkanit Perëndimor”.
“Presidentit Macron ia konfirmova se Kosova është e vullnetshme dhe e gatshme për marrëveshje paqësore me Serbinë, e cila duhet të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara”.
“Marrëveshje e Paqes garanton më shumë mundësi për zhvillim dhe për jetë më të mirë, si më shumë prosperitet për të gjithë qytetarët tanë. Faleminderit për mbështetjen, president Macron!”.