“Nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve!” – Samuel Johnson
Tani kur Hashim Thaçit, i ka ardhur “voja te bytha” nga Gjykata Speciale, na është bër burri i mirë dhe ka filluar turneun e tij duke vizituar familjet e dëshmorëve. Para aktakuzës as që mendonte për ta, por ja qër ra aktakuza dhe tani Thaçi është kujtuar për familjet e dëshomrëve.
Përpos turneut të tij ‘fake’ në mbështetje të tij kanë dalur edhe disa media duke bër fushatë për njeriun që për 20 vite ka instaluar të keqen në Kosovë.
Tani gjarpri është në dëshprim të thellë dhe po kërkon shpëtim në popull që gjysma e kanë lëshuar vendin për shkak së Hashim Thaçi ka qeverisur në këtë vend duke e zhytur në korrupsion dhe varfëri të thellë.
Ndërsa Hashim Thaçi vazhdon turneun e tij dëshpërues në Kosovën e varfër, i biri i tij vazhdon turneun nga Rio de Janeiro deri në Paris, ndërsa shumica e fëmijëve të dëshmorëve kanë shkuar për të punuar në Perëndim dhe me dhjetra të tjerë janë duke pritur për një vizë pune.