Me përkrahjen e madhe për Tajvanin, marrëveshjen e re për të furnizuar Australinë me nëndetëse bërthamore dhe shpalosjen e strategjisë evropiane për angazhim më të madh në Indo-Paqësor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj po bëhen më kategorikë në qasjen kundër Kinës në rritje.
Kina ka kundërshtuar lëvizjet e Perëndimit, mirëpo tensionet në rritje mes Pekinit dhe Washingtonit kanë detyruar sekretarin e përgjithshëm të Komeve të Bashkuara, Antonio Guterres, që t’u bëjë thirrje presidentëve për riparimin e marrëdhënieve krejtësisht jofunksionale dhe ua tërhoqi vërejtjen se rrezikojnë ndasinë në botë. Në Asamblenë e Përgjithshme, të dy liderët zgjodhën gjuhë të butë.
Bideni ka insistuar se SHBA-ja nuk është duke kërkuar Luftë të Ftohtë ose ndarje të botës në blloqe, përderisa presidenti kinez ka thënë se Kina asnjëherë nuk do të pushtojë ose ngacmojë të tjerët. Mirëpo në terren situata nuk ka ndryshuar, Kina synon kufijtë detarë, ndërkaq SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë shprehur përkrahje për Tajvanin, të cilën Kina e pretendon për territor të saj.
Ndërkohë, të enjten gjiganti ajror, “Boeing” ka bërë të ditur planet për ndërtimin e një droni ushtarak në Australi. Kompania amerikane ka konfirmuar se pajisja e re ushtarake do të ndërtohet në Queensland. Testet e para ajrore ishin kompletuar në fillim të këtij viti.
Njoftimi për ndërtimin e dronit është bërë vetëm një javë pasi që SHBA-ja, Britania dhe Australia njoftuan për paktin e ri të sigurisë që do të furnizojë Australinë me nëndetëset bërthamore, duke i ngritur tensionet edhe me vendet aleate.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…