Përfaqësuesit e partive parlamentare që përbëjnë shumicën qeverisëse në Mal të Zi do ta zhvillojnë raundin e dytë të bisedimeve mbi krizën e pushtetit sot në parlament.
Një nga udhëheqësit e partisë pro-serbe në pushtet, Frontit Demokratik, Nebojsha Medojeviq deklaroi se nuk po heqin dorë nga kërkesat fillestare për ta krijuar një qeveri pa kryeministrin Zdravko Krivokapiq.
Medojeviq i tha Pobjeda-s se Fronti Demokratik do të marrë pjesë në takimin e sotëm, por se nuk do të heqë dorë nga kërkesat.
“Për sa na përket, ne jemi të vetmit që dolëm me pozicione të qarta – për të mos mbështetur qeverinë e Zdravko Krivokapiq, se ai ka mbështetjen e vetëm 14 deputetëve. Ne mendojmë se zgjidhja më e mirë është një qeveri e re brenda të njëjtës mazhorancë”, tha Medojeviq.