Një polic është therur me thikë në fshatin Samadraxhë të Suharekës, të hënën në ora 10:50.
Sipas njoftimit të policisë, paraprakisht është njoftuar për një rasti dhune në familje, e me të arritur në shtëpinë ku kryhej vepra penale, i dyshuari B.K. e ka goditur me thikë në kokë zyrtarin policor.
Zyrtarit policor i është dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“I dyshimit B.K i lindur ne vitin 1981 është arrestuar nga policia, i njëjti konsiderohet person me rrezikshmëri të larte pasi i njëjti një rast të lëndimit të personit zyrtarë e kishte kryer edhe më herët”, thuhet në njoftimin policor.
Ndërkaq me urdhër të prokurorit B.K u ndalua për 48-orë.