Për t’u shmangur torturimeve kosovarëve po u bëhet thirrje të mos kalojnë kah shteti serb. Së fundmi Serbia ka arrestuar mërgimtarin Nezir Mehmetajn, për shkak të dyshimeve për “Krime lufte”, shkruan sot Zëri.
Po bëhen katër ditë qëkur Nezir Mehmetaj, nga fshati Rudnicë e komunës së Klinës, është arrestuar nga shteti serb, nga ku është thënë se arrestimi i tij është bërë për shkak të dyshimit për “Krime lufte kundër civilëve”.
Mehmetaj kishte marrë rrugën për në shtetin serb bashkë më nënën e tij, të cilën e kishte dërguar për vizitë mjekësore, por që u ndal në pikëkalimin kufitar në Merdare, teksa po kthehej në Kosovë. Nëna e Nezir Mehmetajt, Nazlie Mehmetaj, ka treguar për medie se i biri i saj gjatë kohës së luftës kishte qenë në Zvicër, ku edhe jeton aktualisht.