FOTO&VIDEO

Tiranë: Babai e përjashton djalin nga trashëgimia pasi nuk u kujdes për të, gjithçka ia la shërbëtores dhe gruas

Kryefamiljari me inicialet H.K dy muaj përpara se të ndërronte jetë kërkoi një noter të dytë për t’ja lënë banesën gruas dhe një personi që gjatë dy viteve të fundit u kujdes për të dy burrë e grua.

Sipas dosjes që Top Channel disponon i biri i çiftit që është djali i vetëm i tyre u paraqit në 11 tetor 2021, pra gjashtë ditë pasi i ati ndërroi jetë për të çelur dëshminë e trashëgimisë mbasi ishte i bindur se në vitin 2009 e ëma dhe i ati kishin firmosur tek noteri lënien e shtëpisë atij.

Por pavarësisht bindjes së tij kur kërkoi çeljen e trashëgimisë të firmosur në datë 21 tetor 2009 u ballafaqua me një surprizë të hidhur, i ati kishte firmosur një tjetër testament ku e përjashtonte nga e drejta e pronësisë.

Por prokuroria ka përdorur si prova bindëse ndaj djalit denoncues jo vetëm akt ekspertizat që vërtetojnë se firma e të atit nuk ishte e falsifikuar, por gjithashtu edhe dëshminë e nënës e cila ka këmbëngulur se i biri i braktisi gjatë kohës që ata ishin të sëmurë.

Prokuroja Marjola Mërtiri kreu një sërë veprimesh hetimore mbasi i riu insistoi se dokumentet ishin falsifikuar me ndihmën e noterit Redi Sina, dhe se i ati ishte në gjendje të rëndë.

Por një raport i shtatorit të vitit 2021 i firmosur nga dy mjekët, Brikena Allkoja dhe Valbona Hysenbelli tregoi për prokuroren që hetoi çështjen se babai i denoncuesit kishte qenë në gjendje të ndërgjegjshme ditën që kërkoi noterin për të firmosur testamentin përfundimtar duke anuluar të parin.

Me një shtjellim të gjatë të bazuar jo vetëm në ligj por në vullnetin e të ndjerit prokuroria konstaton se nuk ka vepër penale dhe se automatikisht djali denoncues do të mbetet pa shtëpinë e prindërve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago