Në Tiranë po zhvillohet në këto momente, një protestë nga komuniteti i LGBT-së.
Ata kanë dalë në një marshim proteste duke kërkuar respektimin e të drejtave të tyre si të barabartë, pa u diskriminuar, në parim me të drejtat dhe liritë e njeriut.
Protesta vjen pas dy rasteve të raportuara dhe më parë ku anëtarë të komunitetit LGBT janë dhunuar në Tiranë.
Vetëm disa ditë më parë, 21 vjeçari trans, Xheni Karaj u dhunua nga disa të rinj në kryeqytet Në media pati reagime të shumta që dënuan dhunën e ushtruar ndaj tij.