KRYESORE

Tjetër natë zjarri në SHBA. Vijojnë protestat kundër racizmit, shënohen 3 viktima

Një tjetër natë e zjarrtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Protestat e nxitura nga vdekja e një personi me ngjyrë gjatë arrestimit nga policia në Mineapolis përshkallëzuan sërish në dhunë, pavarësisht se në shumë shtete u vendos masa e ndalim qarkullimit.

Demostrata masive u zhvilluan në të paktën 30 qytete. Në Los Angeles policia përdori plumba gome në përpjekjen për të shpërndarë turmën që gjuante me shishe e i vuri zjarrin automjeteve policore.

Në Nju Jork, një video e shpërndarë në rrjet tregon një automjet policie që futet mes turmës së protestuesve.

Përleshje të dhunshme mes policisë dhe manifestuesve edhe në Çikago, ku dhjetëra persona u vunë në pranga.

blob:https://www.sbs.com.au/221f4da9-93e7-4e8f-b1c8-a7119ced61ca

Në Atlanta u vandalizuan një sërë godinash dhe gjendja e emergjencës u shpall në disa zona për të mbrojtur qytetarët dhe pronat.

Trazira edhe në Uahsington, ku efektivët përdorën spraj djegës për të shpërndarë turmën pranë Shtëpisë së Bardhë.

Një manifestues humbi jetën në Indianapolis, duk e çuar në 3 numrin total të viktimave që prej nisjes së protestave.

Më e qetë situtata në Mineapolis, epiqendra e trazirave të reja me sfond racor, dhe qyteti ku vdiq 46-vjeçari George Floyd. 700 pjesëtarë të Gardës Kombëtare iu bashkuan policisë për të mbikqyrur ndalim-qarkullimin.

Donald Trump dënoi ashpër dhunën, duke fajësuar ato që i quajti grupe anarkistësh: “Ajo që po shohim në rrugë nuk ka të bëjë me drejtësinë apo paqen. Kujtimi i George Floyd po çnderohet nga një grup banditësh, plaçkitësish e anarkistësh. Nuk do të lejojmë vandalët të shkatërrojnë qytetet tona”.

Zemërimi me sfond racor u rindez pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd, ndërsa ishte ndaluar nga policia në Mineapolis. Pamjet e shfaqura në një video tregojnë një efektiv teksa peshon me gju në qafën e 46-vjeçarit, i cili përpëlitet në pamudësi për të marrë frymë. Ish-efektivi është akuzuar për vrasje dhe gjithashtu 3 kolegët e tij janë shkarkuar nga detyra.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago