KRYESORE

Tony Blair: Islamizmi është kërcënim për sigurinë, Perëndimi të përgatitet

Ish-kryeministri britanik Tony Blair shprehet se islamizmi është një kërcënim i lartë për sigurinë dhe Perëndimi duhet të përgatitet.

Në një deklaratë, Blair tha se armët biologjike, të tilla si viruset, bakteret apo toksinat që futen në trupin e njeriut dhe kafshëve mund të përdoren nga grupet terroriste.

“Sipas mendimit tim, islamizmi, sikundër ideologjia dhe dhuna, përbëjnë një kërcënim të sigurisë së rendit të parë dhe nëse nuk kontrollohet do të na afrohet, siç tregoi 11 shtatori. Ne gjithashtu duhet të vlerësojmë dobësinë tonë. COVID-19 na ka mësuar për patogjenët vdekjeprurës. Mundësitë e bio-terrorit mund të duken si sfera e trillimeve shkencore. Por ne do të duhet të tregohemi të zgjuar që të përgatitemi për përdorimin e tyre të mundshëm nga aktorët jo-shtetërorë”, u shpreh Tony Blair.

Kjo deklaratë e Blair vjen vetëm pak ditë përpara 20 vjetorit të sulmeve terroriste në SHBA dhe kur situata ne Afganistan mbetet e pasigurt.

Britania ka frikë se marrja e pushtetit nga talebanët në Afganistan dhe tërheqja kaotike e Perëndimit do të lejojë militantët e Al Kaedës dhe Shtetin Islamik të fitojnë terren.

SHBA ka bërë të qartë se nuk planifikon te ketë angazhim ushtarak në vitet e ardhshme dhe në këto kushte, Blair thotë se ka ardhur koha që Britania e madhe të forcojë marrëdhëniet me Evropën për të përballuar rreziqet nga sulmet terroriste.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago