SPORT

Top-golashënuesi kosovar i kampionatit rumun: Më ofendoi në baza raciste

Sulmuesi kosovar Astrit Selmani ka gjetur golin pas tri ndeshjeve te Dinamo Bukureshti. Të dielën mbrëma, 27-vjeçari shënoi golin e vetëm për Dinamo Bukureshtin që fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Petrolulit. Ndeshja i takoi xhiros së 17-të të kampionatit rumun.

Dinamo Bukureshti është në vendin e tretë me 28 pikë, dy më pak se Universitatea Cluj që udhëheq në tabelë. Selmani, që ftohet shpesh nga Kosova, është golashënuesi më i mirë i kampionatit rumun. I ka tetë gola e katër asistime.

Selmani ka folur pas ndeshjes, ndërsa deklaratat e tij janë përcjellë nga mediat e mëdha rumune. Selmani ka thënë se është fyer nga një lojtar kundërshtar, portugezi Marian Huja, ndërsa ka theksuar se e kanë fyer edhe tifozët kundërshtarë.

“Duhej të shënonim 4-5 gola. Kurrë nuk kam pasur kaq shumë raste. Luajta shumë mirë, patëm një paraqitje solide. 1:0 nuk është dallim i madh, por në fushë dallimi ishte dukshëm më i madh se që e tregon rezultati”, ka thënë Selmani, që më pas foli për fyerjet që iu bënë. Ai kishte një përplasje me Hujan dhe arbitri i ndëshkoi të dy me karton të verdhë.

“Kemi fituar tri pikë dhe jam i lumtur. Huja më ofendoi, më ofendoi nënën, babain, motrën. Vazhdoi me ofendime. Ai më tha gjëra rascite. Ajo që ndodh në fushë mbetet në fushë, ajo që ndodh jashtë është diçka tjetër. Ndoshta jashtë fushës është njeri i mirë, por për atë që ndodhi në fushë ai duhet të suspendohet për shumë ndeshje”, ka theksuar Selmani.

Ai thotë se është fyer edhe nga tifozët e skuadrës së Petrolulit.

“Tifozët kanë kënduar të njëjtën. Është pjesë e lojës, tifozët  duan të sfidojnë. Nuk është hera e parë që bëhen ofendime”, ka shtuar Selmani.

Më 15 nëntor në Bukuresht u përballën Kosova e Rumania. Selmani nuk ishte i ftuar, ndërsa ndeshja u ndërpre në kohën shtesë. UEFA e regjistroi ndeshjen 3:0 në të mirë të Rumanisë.

“E kam parë që Rumania ka fituar në tavolinë dhe është kualifikuar. Nuk e di nëse ishte gjë e mirë apo e keqe që bashkatdhetarët e mi u larguan nga fusha. Jam i bindur se ka shumë njerëz të mirë në tribuna, në stadium”, ka theksuar Astrit Selmani.

Në kampionatin e Rumanisë janë edhe disa lojtarë shqiptarë.

Selmani është te Dinamo Bukureshti prej 10 shkurtit të këtij viti. Në pranverë shënoi një gol në dhjetë paraqitje. Dukshëm më produktiv është në vjeshtë. Me gjithë ngjarjet në ndeshjen Rumani – Kosovë, ai vlerësohet lart te Dinamo.

“Astriti është person shumë i balancuar, pozitiv. Ai nuk ka se çka të komentojë për ndeshjen Rumani – Kosovë e po ashtu ne si klub. Ai është njëri prej liderëve në dhomën e zhveshjes, nuk ka të bëjë asgjë me atë që ndodhi në fushë në atë ndeshje. Ai sjell energji pozitive në dhomën e zhveshjes”, ka thënë Andrei Nicolescu, administrator i Dinamos.

I lindur në Suedi, Selmani ka luajtur për shumë skuadra suedeze. Karrierë ka bërë edhe në Izrael dhe Danimarkë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

3 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

20 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

22 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

23 orë ago