Mbi tre kilometra është radha e makinave në hyrje të pikës kufitare Hani i Hotit me Malin e Zi.
Qytetarë të shumtë janë bllokuar prej orësh në makinat e tyre, teksa presin të kthehen në atdhe. Mes tyre ka edhe qindra turistë të huaj të bllokuar në anën malazeze.
Dyshohet se shkak është bërë puna e ngadaltë, ndoshta e reduktuar e palës malazeze.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka komunikuar me homologët në Malin e Zi duke i kërkuar të përshpejtojnë punën, me qëllim që qytetarët të mos presin gjatë.