Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Bajram Qerkinit në emër të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.
Në një postim në Facebook më 24 shkurt 2025, Hargreaves ka shkruar në gjuhën shqipe, duke ofruar gjithashtu përkthime në anglisht dhe serbisht.
Ai ka bashkangjitur dy fotografi, ku shihet i ndjeri Qerkini gjatë një takimi me Mbretin Charles III.
“Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të Bacës Bajram Qerkinaj. Kërkimi i tij i palodhshëm për të vërtetën, jo vetëm për familjen e tij, por edhe për mijëra familje që ende kanë të dashurit e tyre të pagjetur, ishte vërtet frymëzues,” ka shkruar ambasadori.
Për rreth 25 vite Qerkini është përpjekur për të ditur fatin e djalit të tij dhe të personave të tjerë të pagjetur nga lufta në Kosovë.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…