Tragjedi në një familje shqiptare në Gjermani.Një 44-vjeçar i identifikuar si Flamur. R ka vrarë me armë zjarri dy djemtë e tij të mitur 13 dhe 11 vjeç, ka plagosur rëndë bashkëshorten e tij Avdije. R 38 vjeçe dhe më pas është vetëvrarë.
Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre në Kleiner Glinder Berg, shumë pranë Hamburgut, në orën 22:53.
Policia u njoftua nga fqinjët e familjes shqiptare pasi dëgjuan zhurma. Sipas tyre debatet ishin të shpeshta mes çiftit përtej një martese të lumtur në dukje.
Gjashtë makina policie mbërritën në zonë. Në shtëpi, oficerët bënë një zbulim të tmerrshëm: Gjetën dy fëmijë të vdekur (13/11 vjeç) – të ekzekutuar me të shtëna në kokë.
Pak metra më tutje Flamur R. (44), babai i djemve – i vetëvrarë. Arma e dyshuar e krimit shumë afër tij. Një mjek i urgjencës u përpoq ta kthejë në jetë por më kot.
Gruaja e tij dhe nëna e dy djemve të mitur Advije R. (38) është plagosur rëndë dhe ndodhet në spital. Edhe ajo është qëlluar me armë zjarri.
Shqiptari mësohet se ishte gjaknxehtë, sipas fqinjëve. Ata thonë se ai kishte kërcënuar edhe në të kaluarën të afërm të cilët e kanë denoncuar në polici.
Prokuroria dhe policia kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes që shkaktoi një tragjedi në familjen shqiptare.