FOTO&VIDEO

Tragjedia e familjes Gucci tregohet në një film me Al Pacino dhe Lady Gaga

Historia tragjike e dinastisë Gucci, një prej familjeve më të mëdha të botës së modës, do të tregohet në një film, ku aktorë protagonistë do të jenë yje të kinemasë, si Al Pacino, Jeremy Irons, Jared Leto dhe Lady Gaga.

Traileri i parë i filmit me regji të Ridley Scott u publikua këtë të enjte. “House of Gucci” tregon historinë e vërtetë të Patrizia Reggiani – që luhet nga Lady Gaga – e cila orkestroi vrasjen e bashkëshortit të saj në vitin 1995, ish-shefit të shtëpisë së modës Maurizio Gucci, rol që luhet nga aktori Adam Driver.

Gjatë gjyqit Reggiani u paraqit në gjykatë e veshur kokë e këmbë me Gucci. Gjatë seancave u provua se ajo urdhëroi vrasjen e bashkëshortit pasi ai i ofroi vetëm 650 mijë dollarë kompensim për divorcin. Fillimisht ajo u dënua me 29 vite burg në 1998-n, dënimi i zbriti në 26 vite ën apel dhe pas 18 vitesh në qeli ajo u la e lirë në tetor 2014.

E njohur për stilin luksoz të jetesës, Reggiani dikur ka thënë: “Më mirë qaj në një Rolls Royce sesa të jem e lumtur në një biçikletë”.

“House of Gucci”, me skenar të Roberto Bentivegna, bazuar në librin e Sara Gay Forden, pritet të dalë në kinema në 24 nëntor të këtij viti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

15 minuta ago
  • KRYESORE

Nga sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i Ligjit për Automjetet, për serbët me dokumente të strukturave paralele jo

Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…

26 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Hajnat e druve me traktor në Podujevë godasin veturën e policisë, lëndohen katër zyrtar

Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…

3 orë ago
  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

13 orë ago
  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

18 orë ago