KRYESORE

Tragjedia me 14 të vdekur në Novi Sad, qindra protestues kërkojnë përgjegjësi prej autoriteteve në Beograd

Qindra persona janë mbledhur të dielën (3 Nëntor) para Ministrisë së Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës në Beograd, për të protestuar pas incidentit në Novi Sad, që ka lënë 14 persona të vdekur, dhe tre duke luftuar për jetë, si pasojë e shembjes së një strehe prej betoni në stacionin hekurudhor.

Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e udhëheqësit të ministrisë, Goran Vesiq, dhe kërkojnë llogaridhënie nga Qeveria për incidentin.

Në zonën e protestës janë parë forca të shumta policore, të cilat ua kanë pamundësuar pjesëmarrësve afrimin në ndërtesat e institucioneve shtetërore.

Protestuesit janë parë duke mbajtur mbishkrime, “Krim, jo tragjedi” dhe “Korrupsioni vret”.

Disa janë dëgjuar edhe duke bërtitur “tradhti” dhe “dorëheqje”.

Protesta ka nisur në Sheshin Sava, para stacionit të vjetër hekurudhor në Beograd, fillimisht me një minutë heshtje për t’i nderuar viktimat në Novi Sad e më pas ka vazhduar me leximin e emrave të tyre.

Protestuesit kanë ecur më vonë drejt Ministrisë dhe më vonë deri te ndërtesa e Qeverisë së Serbisë, në qendër të Beogradit, prej ku e kanë vazhduar protestën.

Në kuadër të protestës, disa pjesëmarrës kanë lyer duart e tyre me ngjyrë të kuqe dhe kanë lënë dëshmi para ndërtesës së Qeverisë, duke iu treguar simbolikisht autoriteteve, siç thonë ata, se i kanë “duart me gjak”.

Shkaku i shembjes së strehës prej betoni nuk dihet ende.

Zyra e Prokurorit në Novi Sad ka intervistuar të shtunën 26 persona lidhur me rastin, përfshirë edhe ministrin Vesiq.

Ndërtesa e stacionit kryesor hekurudhor në Novi Sad është hapur në korrik të vitit 2024, pas tre vjetësh të rindërtimit.

Institucioni i hekurudhave serbe ka thënë në ditën e incidentit se streha e betonit që është shembur “nuk është rindërtuar dhe nuk ka qenë pjesë e renovimeve”.

Megjithatë, ekspertët deklarojnë se edhe ajo pjesë ka qenë subjekt i rindërtimit. Punimet për rindërtim janë kryer nga një konsorcium kinez.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është zotuar të premten se do të ketë drejtësi dhe ka kërkuar ndëshkime të ashpra për përgjegjësit. /REL/


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

35 minuta ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

10 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago