LAJME

Tragjike në Mekë, shkon në 900 numri i pelegrinëve të vdekur për shkak të të nxehtit mbi 50 gradë Celsius

Të paktën 900 pelegrinë kanë vdekur gjatë pelegrinazhit në Mekë të Arabisë Saudite për shkak të temperaturave të larta. Shumica e viktimave, mbi 470, janë me origjinë egjiptiane, ndërsa të paktën 60 janë me origjinë indoneziane.

Sipas asaj që u deklarua nga një mjek dhe zyrtar saudit trupat gjenden brenda kompleksit të urgjencës në lagjen Al-Muaisem të Mekës.

“Të gjithë vdiqën për shkak të vapës”, tha një diplomat për AFP. Kjo është një shifër e lartë vdekjesh në krahasim me vitin e kaluar ku rreth 240 njerëz vdiqën gjatë pelegrinazhit.

Temperaturat mbi 50 gradë

Sipas zyrtarëve sauditë, më shumë se 1.83 milionë myslimanë morën pjesë në Haxh në 2024, (përfshirë më shumë se 1.6 milionë pelegrinët nga 22 vende dhe afërsisht 222,000 qytetarë dhe banorë sauditë), pak më pak se 1.84 milionë në vitin 2023. Në Mekë, temperaturat i kaluan 50 gradë dhe numri i viktimave nuk është ende përfundimtar: disa vende, në fakt, kanë raportuar një numër të bashkatdhetarëve të zhdukur.

Në ditët e fundit, disa dhjetëra viktima ishin raportuar në mesin e besimtarëve të ardhur nga Irani dhe Jordania.

Të pranishmit panë disa njerëz duke i rënë të fikët gjatë përpjekjes për të kryer gurëzimin simbolik të djallit. Të tjerë, duke përfshirë shumë egjiptianë, humbën gjurmët e të dashurve të tyre për shkak të nxehtësisë dhe turmave. Riadi nuk komentoi numrin e të vdekurve nga vapa gjatë pelegrinazhit, megjithatë, qindra njerëz ishin rreshtuar në kompleksin e emergjencës në lagjen Al-Muaisem të Mekës, duke u përpjekur të merrnin informacion për familjarët e tyre të zhdukur.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

3 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

20 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

22 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

23 orë ago