Trajneri i Rusisë nuk i reziston Coca-Coles

Coca Cola duket se është kthyer në protagoniste të këtij Kampionati Europian.

Mjaftoi një gjest i Cristiano Ronaldo-s dhe bëri bujë kaq të madhe. E hoqi nga tavolina e konferencës për shtyp për t’i dhënë njerëzve mesazhin që në vend të saj të përdorin ujë.

Kjo i shkaktoi 4 miliardë euro dëme kompanisë së famshme. Të njëjtin veprim bëri dhe lojtari i Italisë, Locatelli.

Por trajneri i Rusisë Stanislav Cherchesov, ka bërë krejt të kundërtën.

Sapo u ul në tavolinën e konferencës për shtyp , ai ka marrë njërën nga shishet dhe ka filluar të pijë, ndërkohë që i ka kthyer logon nga ana e kamerave ku të dukej më mirë