Aleancat ushtarake janë kthyer në lajtmotiv të diskurseve publike në Ballkanin Perëndimor.
Pas memorandumit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, e marrëveshjes së nënshkruar mes Hungarisë dhe Serbisë, edhe Republika Srpska, entitet në Bosnje dhe Hercegovinë, kërkon të jetë pjesë e një aleance ushtarake, shkruan A2.
Lideri i saj, Millorad Dodik, tha se do të kërkojë zyrtarisht të përfshihet në një aleancë me Serbinë dhe Hungarinë: “Republika Srpska nuk duhet të pranojë kurrë të jetë pjesë e aleancës së NATO-s. Të shtunën kemi një seancë të zgjeruar të Qeverisë së Republikës Srpska dhe do të kërkojmë që të përfshihet në marrëveshjen ushtarake dhe të sigurisë me Serbinë dhe Hungarinë. Ne kemi të drejtë ta bëjmë këtë”.
Megjithatë, Kushtetuta e Bosnje Hercegovinës ia ndalon entiteteve të vendit të kenë kompetenca për të udhëhequr politikën e jashtme dhe ushtarake. Këtë të drejtë e gëzojnë vetëm institucionet qendrore të Bosnjës.
Qeveria hungareze, e udhëhequr nga kryeministri Viktor Orban, e ka përqendruar për vite me radhë vëmendjen e saj në Republikën Srpska dhe jo në të gjithë Bosnjë e Hercegovinën. Ajo e ndihmoi gjithashtu qeverinë e Dodikut me një kredi nga banka shtetërore hungareze. Në vitin 2021, Orban pengoi iniciativën gjermane për të vendosur sanksione evropiane ndaj Dodikut për minimin e institucioneve të Bosnjës.
Hungaria është i vetmi vend anëtar i BE-së që u rreshtua përkrah Serbisë dhe autoriteteve të Republikës Srpska në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe votoi kundër miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në maj 2024.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…