KRYESORE

Trazirat në Kazakistan, mbërrijnë trupat ruse

Forcat e sigurisë në Kazakistan thonë se kanë vrarë dhjetëra manifestues antiqeveritarë në një operacion për rikthimin e rendit në qytetin kryesor, Almati. Aksioni u ndërmor pasi protestuesit u përpoqën të merrnin nën kontroll rajone të policisë në qytet, dhe mësynë zyrat e kryebashkiakut.

12 pjesëtarë të sigurisë u vranë dhe 353 u plagosën në trazirat e nxituara nga dyfishimi i çmimit të karburantit.

Në total rreth 1 mijë vetë janë plagosur në rrëmuja, me 400 prej tyre që po trajtohen në spital. Rusia po dërgon trupa në vend, pas kërkesës së presidentit Kazak. Në një deklaratë, u tha se trupat ruse do të ndihmonin në stabilizimin e vendit, i cili është anëtar i Organizatës e Traktatit të Sigurisë Kolektive bashkë më Rusinë, Bjellorusinë, Taxhikistanin, Kirgistanin dhe Armeninë.

Organizata konfirmoi se trupat paraushtarake do të kishin rol paqeruajtës. Protestat nisën të dielën kur qeveria hoqi tavanin në çmimin e gazit të lëngshëm, por shumë shpejt u zgjeruan në revoltë kundër politikave të këqija, duke akuzuar ato që i quajti ‘’banda terroriste” për nxitjen e trazirave, presidenti Kassym-Jomart Tokayev shkarkoi qeverinë, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe ndaloi grumbullimet masive. Ai është presidenti i dytë që drejton Kazakistanin që prej shpalljes së pavarësisë në 1991.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

7 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

21 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago