LAJME

Tregoi gishtin e mesit në Eurovision, reagon francezja: E keni keqinterpretuar

Këngëtarja që përfaqësoi Francën në Eurovision 2023, La Zarra duket se nuk e priti aspak mirë rezultatin e dobët përfundimtar.

Kënga e saj “Evidemment” ishte cilësuar si një nga të preferuarat përpara finales, por arriti të grumbullojë në total 54 pikë nga vlerësimi i jurisë.

Kur u shpallën votat e publikut Franca mori një rritje modeste prej 50 pikësh, duke e lënë atë me një total prej 104 pikësh në rezultatin final. Kur kamera iu drejtua këngëtares, ajo bëri një gjest të pahijshëm duke ngritur gishtin e mesit.

La Zarra ka sqaruar më pas se gjesti i saj është keqinterpretuar.

“Jam e lumtur që kam përfaqësuar Francën dhe botën frëngjishtfolëse në përgjithësi. Dua të sqaroj se nuk kisha ndërmend të ofendoja askënd me atë gjest. Ishte thjesht një shenjë zhgënjimi. Asgjë më shumë se kaq. Nuk kishte asnjë qëllim për të provokuar apo ndezur polemika. Më vjen shumë keq nëse kjo u keqinterpretua.”, tha këngëtarja.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

10 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

15 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago