POLITIKE

Tregon qëllimin e vërtetë të Serbisë, Dodik: Asociacioni do të jetë ‘Republika Srpska’ në Kosovë

Presidenti i entitetit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka treguar qëllimin e vërtetë të Serbisë lidhur me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke thënë se “Asociacioni një ditë do të jetë Republika Srpska”.

Dodik, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, arriti ta kthejë çështjen e Kosovës nga një pozicion humbës në agjendë dhe në qendër të interesit dhe theksoi se serbët duhet të jenë të bashkuar dhe mblidhen për negociata.

“Ajo që duhet pasur parasysh është se duhet të shihen pasojat që kemi mundur të dëgjojmë për Kosovën, që janë se do të ndërpritet rruga evropiane, do të ndalen investimet, do të futen përsëri vizat. Këto janë pasoja të rënda”, theksoi Dodik,.

Sipas tij, pasojat mund të ndryshojnë pozitën ekonomike, sociale dhe gjeopolitike të serbëve.

Siç raporton Klix.ba, Dodik gjithashtu se kërcënimet nga Perëndimi janë shtuar dhe pozita e Gjermanisë është forcuar.

“Gjermania, e cila është antiserbe në atë zonë të Ballkanit. Gjithmonë ka qenë antiserbe, nuk ka qenë racionale, realiste dhe ka qenë gjithmonë kundër serbëve. Kështu është edhe në këtë rast lidhur me Kosovën”, theksoi Dodik.

Kur bëhet fjalë për Asociacionin e komunave serbe, Dodik potencon se “është mirë që po flitet për Republikën Srpska”, megjithatë, thotë ai, shqiptarët shpesh thonë se nuk e duan Republikën Srpska në territorin e Kosovës.

“Është shumë mirë që thonë kështu, një ditë do të jetë ‘Republika Srpska’. E kam fjalën në kuptimin e saj thelbësor. Po, do të quhet Asociacion i komunave serbe, do të ketë funksione ekzekutive të qeverisë siç ka Republika Srpska. Marrëdhëniet speciale me Serbinë siç ka Republika Srspska. Ky është problem për ta dhe kjo është e gjithë historia”, tha Dodik.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të hënën se në takimin me pesëshen ndërkombëtare i është thënë se Serbia duhet ta pranojë propozimin e tyre për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, sepse në të kundërtën do të përballet me ndërprerjen e procesit të integrimeve evropiane, ndalimi dhe tërheqja e investimeve dhe masa gjithëpërfshirëse që do të shkaktojnë dëme të mëdha për vendin.

Ndryshe, edhe SHBA-të po kërkojnë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por ato janë këmbëngulëse se nuk do të jetë diçka në formën e Republika Srspka.

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, një ditë para vizitës së pesë emisarëve ndërkombëtarë në Kosovë [javën që shkoi], ka thënë se ky është një moment i rëndësishëm dhe shfaq shpresën se do të ketë përparim në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai thotë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të formohet, por thekson se “Asociacioni në formën e Republikës Srpska është një vijë e kuqe që SHBA-ja s’do do ta lejojë”.

“Shtetet e Bashkuara nuk do ta pranonin këtë dhe kjo nuk do të ishte diçka që do ta çonim përpara”, thotë Chollet.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

9 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

14 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago